Njihuni me talentin e ri të Man Unitedit që shihet si ‘Jadon Sancho i ri’

Sensacioni 17-vjeçar i Manchester Unitedit, Shola Shoretire ka nënshkruar zyrtarisht kontratë profesionale me klubin.

Derisa, Unitedi solli Amad Diallon në klub në janar, një tjetër anësor është gati të shpërthejë në skenë.

“Daily Mail” ka raportuar që Shoretire filloi stërvitjen me ekipin e parë të Unitedit të dielën.

Me një kthim të mprehtë të ritmit dhe talentin e bujshëm me top, është e lehtë të kuptosh pse “Djajtë e Kuq” kanë nënshkruar me të.

“Ai [Shoretire] është në zhvillim dhe mund të luajë një numër pozicionesh të ndryshme, ai tregoi një pjekuri të madhe. Lojtarët e mirë mund të shijojnë skenën e madhe. [Shoretire] është një lojtar vërtet emocionues,” shpjegoi trajneri i United U18, Neil Ryan.

Ai shihet si një “Jadon Sancho i ri” i Manchester Unitedit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *