Tyler Reks dikur ishte një meteor që shkëlqente në sportin e WWE (World Wrestling Entertainment) dhe më pas mori pjesë në duelet e “smackdown”. Në ekipin e WWE-së ai luante gjithnjë rolin e personazhit të keq, por tashmë ai ka vendosur të ndryshojë tërësisht, duke u bërë femër në jetën reale.
“Bashkëshortja ime e dashur, familja ime, miqtë e mi më të dashur më kanë pranuar për atë që jam. Unë do t’u jep atyre gjithnjë mirënjohës, pasi mbështetja e tyre gjatë këtij ndryshimi ka shumë rëndësi për mua”, tha Reks, që tani ka vendosur të ndryshojë edhe emër, duke u quajtur Gabbi.
Ky ndryshim rrënjësor në jetën e tij, duke ndryshuar seks (nga mashkull në femër), ndodhi në moshën 42-vjeçare. I gjithë ky proçes i transformimit të tij do të transmetohet gjatë një programi televiziv në Amerikë në “Extra TV”. Rocks është larguar nga WWE në vitin 2012, ndërsa tani Gabbi do të nisë një jetë të re larg ringut.