Pas Ramos, edhe Varane s’po rinovon me Realin

Jo vëtëm Sergio Ramos por edhe Raphael Varane mund të largohet nga Real Madridi.

Los Blancos mund të humbasin të dy qëndrat e prapavijës, pasi përveç Sergio Ramos edhe Varane ka vendosur të mos rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2022 me Realin.

Madrilenët marin kështu një tjetër goditje të rëndë pasi me largimin e Ramos dhe Varane në harkun e një sezoni, Los Blancos do të mbeten shumë të zbuluar në këtë repart.

Gjithsesi presidenti Florentino Perez ka nisur që tani të mendojë për alternativat, me Pau Torres i Villareal dhe Diego Carlos i Sevillas që janë dy preferencat e numrit 1 të Realit.

Zinedine Zidane gjithashtu ka zëra se mund të largohet pas këtij sezoni, me një fjalë duket se do të ketë shumë ndryshime dhe fytyra të reja sezonin tjetër në Madrid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *