Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi e ka komentuar edhe njëherë largimin nga Ballkani.
Largimi i Munishit kishte bërë shumë bujë në fund të stinorit vjeshtor.
Tani, Munishi në “ATV” ka thënë se do të mbetet i rezervuar sa i përket largimin nga Suhareka.
“Në asnjë moment nuk them se më kanë tradhëtuar futbollistët, për krejt atë maskaradë në Suharekë i kam rezervat e mia”, ka thënë Munishi.
“Nuk besoj se ka qenë këtu qëllimi te kjo ndeshje për shkarkimin tim”, tregoi ai.
“Është me rëndësi që kemi kaluar mirë në Suharekë, gjërat e këqija nuk i regjistron truri im dhe të mirat po”, vlerësoi Munishi.
“I kam rezervat për të këqijat që më kanë ndodhur, por i mbaj vetëm të mirat”, shtoi ish-trajneri i Ballkanit. /Zeri.info