Edicioni aktual pritet të jetë i fundit për Thomas Strakoshën në fanellën e Lazios.
Portieri i Kombëtares shqiptare pritet të largohet nga kryeqyteti italian në fund të këtij edicioni.
Këtë lajm e ka pranuar vetë Strakosha në një prononcim për “Sky Sports” së fundmi.
“Roma është shtëpia ime e dytë, por unë jam i gatshëm për sfida të reja. Bundesliga mund të jetë një hap i rëndësishëm për mua. Dortmundi? Do të gënjeja nëse do të thoja se nuk jam i interesuar”, ka thënë portieri shqiptar.
Ndryshe, ka pasur spekulime në mediet italiane se Strakosha ka mosmarrëveshje të brendshme me drejtuesit e klubit.