Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic ka dalë për ta festuar fitoren ndaj skuadrës së Crotones, (me dy shënimet e fundit arriti në kuotën e 501 golave) dhe këtë moment e ndau në rrjetin social, Instagram me fansat.
Një foto që ngiste Ferrari Monza SP2 të tij, shoqëruar me 4 fjalë: “Rruga drejt objektivit”.
Makina që Zlatan zgjodhi për postimin nuk u zgjodh rastësisht nga garazhi i tij. Ferrari Monza SP2 është një prodhim i limituar i markës më të njohur të makinave, prodhuar në vetëm 499 copë.
Makinë në fakt që arrin deri në 810 kuaj fuqi e që garanton performancë të lartë siç është shpejtësia nga 0-100 në 2.9 sekonda dhe një shpejtësi maksimale prej mbi 300 km / orë. Çmimi? Të paktën 1.5 milion euro.