Xherdan Shaqiri thotë se rënia e formës së Liverpoolit nuk duhet të shihet si një tragjedi dhe insiston se ai me shokë nuk janë robotë që mund të jenë gjithmonë në top-formë. Ylli kosovar beson ende se “Reds” kanë mundësi ta fitojnë titullin e kampionit përkundër shkëputjes së Manchester Cityt. 29 vjeçari është i gatshëm ta japë kontributin e tij sa herë që ia jep rastin trajneri Jurgen Klopp
Xherdan Shaqiri insiston se rënia e Liverpoolit është normale dhe se futbollistët nuk janë robotë që mund ta japin gjithmonë 200 për qindëshin.
“Reds” kanë mbetur 10 pikë prapa Manchester Cityt pas humbjes në shtëpi, 1:4, ndërsa “Citizens” shihen si favoritë për ta fituar titullin.
Madje, ekipi i Pep Guardiolës e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Skuadra e Jurgen Kloppit nga ana tjetër po përballet me lëndime dhe me lojtarë që nuk kanë mundur të adaptohen ende.
Përkundër faktit që kampioni aktual i Anglisë ka mbetur shumë prapa, futbollisti kosovar nuk e ka ndërmend të dorëzohet kur bëhet fjalë për titull të kampionit.
“Ne jemi si njerëzit normalë që kanë ngritje dhe rënie. Kjo është normale. Ne nuk jemi robotë që mund të jenë gjithmonë në 200 për qindëshin e tyre”, deklaroi përfaqësuesi zviceran për mediumin “Daily Mail”,