Pep Guardiola befason të gjithë, do t’ia lë portierit t’i ekzekutojë penalltitë !

Manchester City ka fituar me rezultat 1-4 në udhëtim te Liverpooli.

Kjo epërsi ka mundur të jetë edhe më e thellë, sikur mesfushori gjerman Ilkay Gundogan të shënonte nga penalltia që e humbi në pjesën e parë.

Rekordi i penalltive të Cityt nuk është më i miri i mundshëm dhe trajneri katalanas po mendon seriozisht t’ia dorëzojë këtë detyrë portierit Ederson, i cili e ka shprehur gjithnjë si dëshirë për të goditur ai.

“Ndeshja kishte shumë emocione. Gundogan humbi një penallti, është bërë si një rutinë kundër tyre. Në pjesën e dytë, me mënyrën se si reaguam pas golit të barazimit bëri diferencën. E dimë që duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë dy muajt e fundit”.

“Për shumë vite nuk kemi qenë në gjendje që të fitojmë këtu. Herën tjetër shpresojmë ta bëjmë me tifozë. ‘Anfield’ është shumë frikësues”.

“Penalltitë janë një problem që kemi. Është e rëndësishme që në momente vendimtare të mos i humbim ato dhe nuk ka rëndësi se kush ekzekuton. Sërish po mendoj që t’i gjuajë Edersoni. Ai mund të jetë gjuajtësi i penalltisë së ardhshme”, ka deklaruar Pep Guardiola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *