Hyri në lojë dhe ndryshoi gjithçka, Messit i mjaftuan 136 sekonda për të shënuar

Barcelona ka regjistruar një triumf sensacional në udhëtim te Real Betisi, ku fitoi me rezultat 3-2.

Katalunasit ishin në disavantazh prej një goli në pjesën e parë, ndërsa me inkuadrimin e Lionel Messit në gjysmën e dytë ndryshoi gjithçka.

Superylli argjentinas hyri në lojë në minutën e 57-të dhe i mjaftuan pak më shumë se dy minuta për t’u regjistruar në listën e golashënuesve.

Ai pranoi një top në zonë nga Ousmane Dembele dhe përkundër se disa futbollistë të Betisit provuan ta bllokonin, 33-vjeçari e dërgoi topin në rrjetë (59’).

Në vazhdim, Barca kaloi në epërsi (autogol i Victor Ruiz) dhe përkundër se vendasit barazuan (Victor Ruiz përmirësoi gabimin), katalunasit e shënuan edhe golin e tretë dhe të fitores (realizoi Trincao) për të arkëtuar pikë të plota nga kjo sfidë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *