Ismet Munishi e ka komentuar skuadrën e Besës së Pejës këtë edicion.
Skuadra pejane ndodhet në vendin e fundit në tabelë dhe me pak gjasa qëndrimi në elitë.
Ndërkaq, Munishi që e ka drejtuar më parë Besën, ka thënë se ka respekt për pejanët.
“Kam shumë respekt për Besën, sidomos për gjeneratën që e fituan tri herë titullin e kampionit”, ka thënë Munishi në “ATV”.
Tutje, ai thotë se ish-sulmuesi i Besës, Haxhi Zeka është sulmuesi më i mirë që nga pas lufta.
“Sidomos për Haxhi Zekën, i cili është sulmuesi më i mirë në Kosovë që nga pas lufta”, tregoi ai.