Pas humbjes nga Aston Villa, Arteta konfirmon nje lajm të keq për skuadrën e tij

Thomas Partey pësoi një dëmtim të muskujve gjatë humbjes së Arsenalit ndaj Aston Villas të shtunën, konfirmoi menaxheri Mikel Arteta.

Mesfushori u zëvendësua nga Willian pas 74 minutash në humbjen 1-0 në “Villa Park”, humbjes së dytë të “Gunners” në Premier League radhazi dhe e 10-ta e tyre në këtë sezon.

Nënshkrimi 45 milionë funtesh që erdhi nga Atletico Madridi ka luajtur për 90 minuta për Arsenalin katër herë në të gjitha garat dhe kishte një dëmtim në kofshë që e detyroi atë të humbasë një muaj nga fillimi i dhjetorit.

Duke folur pas ndeshjes, Arteta tha: “Ai kishte një dëmtim muskulor kështu që u desh ta largonim. Ai nuk mund të vazhdonte të luante.”

“Unë nuk e di sa keq është. Ne do të shohim shkallën e dëmtimit. Ai nuk ndihej mjaft mirë për të vazhduar lojën, kështu që u desh ta largonim atë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *