Futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani po vazhdon shkëlqimin dhe golat me ekipin e femrave të Real Madridit, ndërsa sot (e shtunë) ka shënuar het-trik.
Ekipi i femrave të Real Madridit ka arritur të triumfojë në shtëpi ndaj Valencias me rezultat 3-1.
‘Heroina’ e Los Blancos ishte futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani, e cila ishte e papërmbajtshme duke shënuar het-trik.
Asllani arriti të thyej rekord dhe të hyjë në histori si femra e parë që shënon het-trik për fanellën e ekipit të femrave të Realit.
Het-triku i reprezentueses shqiptare të Suedisë erdhi për vetëm tre minuta me golat që erdhën në minutat 67’, 68’ dhe 70’.
Goli i parë i Asllanit ishte brilant nga gjuajtja e lirë, ndëra dy golat tjerë erdhën nga loja e hapur.
Me këtë fitore, ekipi i femrave të Real Madridit ngjitet në pozitën e dytë, ndërsa Kosovarja shkon në kuotën e 12 golave këtë sezon. /Telegrafi/
1️⃣ ¡El primero de @KosovareAsllani!
⚽? ¡Gran ejecución en el libre directo, que se envenena y termina en el fondo de la red!#RealMadrid | #HalaMadrid pic.twitter.com/SKlOWzmUWd— Real Madrid C.F. (@realmadridfem) February 6, 2021
2️⃣ ¡Así firmó su doblete @KosovareAsllani!
? ¡La más lista de la clase!
⚽✨ ¡Maestría en la definición!#RealMadrid | #HalaMadrid pic.twitter.com/Cru1Pi1OWe— Real Madrid C.F. (@realmadridfem) February 6, 2021
3️⃣ ¡Tres goles en tres minutos!
? ¡Minutos de locura!
⚽⚽⚽ ¡@KosovareAsllani puso la guinda a su partido con un hat-trick!#RealMadrid | #HalaMadrid pic.twitter.com/OFISRil1qP— Real Madrid C.F. (@realmadridfem) February 6, 2021