Një klauzolë ‘Real Madrid’ do të përfshihet në kontratën e Mbappes

Kylian Mbappe po vazhdon të jetë emri më i përfolur në afatet kalimtare dhe e ardhmja e tij mbetet akoma e paqartë.

Së fundmi është raportuar se klubi parisien Paris Saint-Germain po mendon që të përfshijë një klauzolë “Real Madrid” në kontratën e re të Mbappes.

Ideja e një rinovimi të kontratës me PSG që përfshin një klauzolë lirimi që do të lejonte 22 vjeçarin të nënshkruajë për Real Madrid është bërë një mundësi në javët e fundit.

Gazeta spanjolle AS raporton se kjo është një ide që ishte konsideruar tashmë në fillim të pandemisë, kur drejtori sportiv i klubit Leonardo po ofronte një marrëveshje për të zgjatur kontratën e tij, megjithatë situata është ngadalësuar, për shkak të komplikimeve financiare që erdhën nga pandemia.

Francezi aktualisht fiton 21 milion € me kampionët e Ligue 1, e PSG po mendon ta dyfishojë këtë gjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *