I pari i ‘Dardanëve’ i reagon ashpër Kemal Ademit: Deri kur me ju duru?

I pari i “Dardanëve”, Lulzim Berisha, i njohur ndryshe si “Luli” ka reaguar ashpër ndaj futbollistit Kemal Ademi.

Sulmuesi nga Kosova gjatë ditës së sotme ka thënë se “mezi e pret” ftesën nga trajneri i Zvicrës, Vladmir Petkoviq.

Ademi që është kandidat potencial për fanellën e Kosovës, nuk e ka në opsion të parë përfaqësuesen kosovare.

Andaj, “Luli” përmes rrjetit social “Facebook” mes të tjerash ka shkruar: “Deri kur me ju duru?”.

Postimi i plotë i “Lulit”:

“Deri kur me ju duru? Na u kan bo shum politikan, e shum ksi njerz labil, qe po naj fyejn kët tokë të shenjtë.
Definitivisht duhet me e kriju nje grup qe i grumbullon krejt kta me fakte, edhe nuk i len me shkel ket tokë kurr.
Kemal Ademi, menxi spret ta telefonon treneri i kombëtares së Zvicrrës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *