Pesë futbollistë pritet të largohen nga skuadra e Interit pas përfundimit të këtij edicioni.
E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” ka raportuar të premten se Interit patjetër i duhet të bëjë shitje për të balancuar financat në mënyrë që të mund të garojë sezonin e ardhshëm.
Në mesin e lojtarëve që do të largohen në verë janë Ashley Young, Matteo Darmian, Aleksandar Kolarov e Danilo D’Ambrosio.
Gjithashtu, në listën e largimeve pritet të jetë edhe emri i Achraf Hakimit, të cilin Interi e transferoi vitin e shkuar nga Real Madridi për 40 milionë euro.