Sipas “La Gazzetta dello Sport”, në Itali kanë një plan për rikthimin e tifozëve në muajt e ardhshëm.
Thuhet se plani është që fillimisht për ndeshjet e fundit të këtij sezoni, të lejohen 1000 tifozë në stadiume dhe për të vazhduar më pas me Evropianin, ku plani është që të lejohen 30% të stadiumit “Olimpico”.
Deri tani ende nuk ka një vendim përfundimtar, por është thjesht një plan që në të ardhmen muajt e ardhshëm mund të realizohet, për pjesën e mbetur të sezonit.