Lazio demanton mediat italiane mbi raportet me Strakoshën, konfirmon edhe lëndimin e tij

Strakosha është duke humbur vendin në 11-shën startuese të Lazios dhe në të njëjtën kohë po përballet me lëndime të shumta.

Lazio gjithashtu ka njoftuar mediat italiane se raportet mes klubit dhe Strakoshës janë profesionale dhe nuk ka pakënaqësi me portierin.

“Midis lojtarit dhe klubit ekziston një marrëdhënie respekti reciprok dhe besimi absolut për shkak të profesionalizmit që lojtari ka treguar gjithmonë”, u tha në njoftim zyrtar.

Romakët njoftuan gjithashtu se portieri është i lënduar në gjurin e tij të djathtë dhe është nënshtruar disa testeve për të parë se sa gjatë do të jetë jashtë fushave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *