Qendërmbrojtësi i Barcelonës, i cili po mungon që një kohë të gjatë ka rikujtuar kohën kur një gjyqtar spanjoll kishte thënë: “90 për qind e gjyqtarëve në Spanjë, janë tifozë të Real Madrid”.
“Një ish-gjyqtar e kishte thënë këtë. Si është e mundur që ata të mos marrin vendime pozitive karshi Real Madrid?”, ka thënë Pique.
Ish-reprezentuesi spanjoll gjithashtu thotë se respekton vendimet e gjyqtarëve dhe beson se ka profesionalizëm, mirëpo gjithnjë duke thënë se vendimmarrja është kontraverse.
Veterani i Barcës me sa duket i referohet pretendimit të fundit të Iturralde Gonzalez se ‘90% e gjyqtarëve mbështesin Real Madrid ndërsa 10% e mbetur mbështesin Barca ‘.