Janë vetëm edhe dy javë në pyetje kur Barcelona do të luajnë kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve, por lufta mes tyre tashmë ka filluar, por jashtë fushe
Ndeshja e parë në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve po ofron shumë shpejt, kurse shpatat tashmë kanë filluar që të vërviten. Ronald Koeman e ka akuzuar skuadrën franceze se nuk ka nevojë që të dërgojë thumba para ndeshjes, si dhe ka thënë se ata po sillen pa respekt kundrejt Barcelonës.
Ftesa e PSG për Lionel Messi
E tëra fillon më dëshirën e PSG-së për të nënshkruar me Lionel Messi. Për shkak të mos lumturisë së tij në Camp Nou, që u bë e qartë verën e kaluar, francezët janë të interesuar që ta transferojnë atë.
Neymar ishte i pari që publikisht tentoi ta joshë atë për të shkuar në Parc des Princes dhe mandej ishte Mauricio Pochettino, i cili tha se “lojtarët si Messi janë gjithmonë në listën e PSG-së” dhe që “do të ishte kënaqësi për të që të ishte trajner i tij”.
Për më shumë, Le Parisien raporton që Pochettino e ka top prioritet transferimin e bashkëpatriotit të tij që do ia kërkojë klubit në verë.
Leonardo po ashtu ka thënë se janë duke e përcjell nga afër situatën e Messi, por komenti i Angel Di Marias të mërkurën ndezi Koemanin, pasi që ai tha “se ka shumë mundësi që Leo të vijë në PSG”.
Barcelona, ende është pa president, ku ishte Koeman dhe kandidati për president, Joan Laporta që e akuzuan skuadrën francez për mungesë respekti.
Rivalitet gjatë historisë
E tërë kjo është vetëm kapitulli i fundit i një rivaliteti të gjatë. Në fushë, kujtimi që mbahet mend është rikthimi i rezultatit nga Barcelona nga humbja 4-0 në 6-1 në Ligën e Kampionëve, e cili rikthim ishte udhëhequr nga Neymar.
Në klubet e të dyja klubeve, ka pasur gjakra të ndezura para se PSG të nënshkruante me Neymar, me Barcelonën e cila i kishte nxehur gjakrat për Marco Varrattin shumë kohë më parë.
Tani gjërat po bëhen tepër interesante, është një turp i madh që dy ndeshjet do të zhvillohen prapa dyerve të mbyllura.