Suarez dëshiron rinovimin me Barcelonën, por ka një kusht

Luis Suarez dëshiron të kthehet sa më parë dhe të rinovojë kontratën me Barcelonën.

Sulmuesi 33-vjeçar, Luis Suarez, dëshiron të qëndrojë në ‘Camp Nou’ edhe sezonin e ardhshëm, 2020/21.

Por, ai thotë se do ta bëjë këtë vetëm nëse në kontratë i premtohet se do të luajë më shumë se gjysmën e ndeshjeve.

“Familja ime është e lumtur në Barcelonë, dhe ndjehem i dobishëm për ekipin, vendimi për ta rinovuar duhet të merret nga klubi, nga ana ime dua të vazhdoj, por nuk varet nga unë. Por, nëse vitin e ardhshëm luaj 60% të ndeshjeve do të rinovoj kontratën automatikisht”, ka zbuluar Suarez.

Ai foli edhe për kritikat e shumta për operimin në fund të vitit të kaluar kur i duhej më së shumti Barçës, por edhe këtë edicion, më 12 janar, që do të vazhdojë të mungojë edhe për një kohë të pacaktuar.

“Isha mësuar me dhimbje, kisha shqetësime për gati një vit, por u shtuan edhe më shumë dhe dëmtova diçka tjetër në kyç. E di që më kanë kritikuar për operacionet dhe shqetësimet e mia, por jam i fortë në këtë aspekt dhe krejt çka dua është të kthehem në fushë sa më parë”.

Suarez ka bërë 23 paraqitje deri më tani këtë edicion, ka shënuar 14 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *