Zlatan Ibrahimovic ka patur një ndikim të madh te Milan-i dhe këtë mund ta shikojnë të gjitha.
Suedezi ka rimëkëmbur, moralisht dhe teknikisht, një skuadër me pak eksperiencë dhe siguri.
Lojtarët e rinj janë përmirësuar falë kulturës së tij të punës dhe dëshirës së tij për t’u përmirësuar vazhdimisht.
Një mentalitet që e ka lejuar të koleksionojë shifra mbresëlënëse pavarësisht se është pothuajse 40 vjeç.
Siç ka bërë të ditur Opta, portal i specializuar në statistika, Ibra është lojtari i vetëm në Europë, nga fillimi i 2020-ës, që ka shënuar të paktën 5 gola me kokë (6), me të djathtën (11), me të majtën (5).