PSG nuk e kupton Barcelonën apo Koemanin

Paris Saint-Germain e ka shumë të vështirë për ta kuptuar hidhërimin që vjen nga Barcelona për raportet se ata janë të interesuar për Leo Messi

Disa persona nga PSG kanë bërë komente për dëshirën e tyre që argjentinasi të kalojë në Paris në verë kur kontrata e tij të skadojë, ndër ta ishte ylli i PSG Neymar, mandej trajneri Mauricio Pochettino dhe kohëve të fundit për numrin 10 ka folur edhe shoku i skuadrës të Argjentina, Angel Di Maria.

PSG po përpiqet që ta kujtojë këtë zemërim duke pasur parasysh kandidatët presidencial të Barcelonës të cilët kanë folur publikisht për një numër lojtarësh për të transferuar, përfshirë edhe ata lojtarë që ju skadon kontrata në verë.

Në krye të kësaj është ish presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeëu i cili shpesh ka folur për dëshirën e tij për të nënshkruar me Neymar, gjë që e kishte trazuar lojtarin, pavarësisht që katalunasit nuk ishin në atë pozitë financiare për ta kthyer atë.

Barcelona, vite më parë, po ashtu kishte folur publikisht për transferimin e Marco Varrattit nga parisienët dhe po ashtu kishin shprehur interesim për Di Marian.

Komentet e Di Marias nuk janë të reja, edhe pse Pochettino e ka bërë të qartë që ai nuk do të përgjigjet në pyetjet për Messi për t’ju shmangur keqkuptimeve.

Megjithatë, Barcelona mbetet e zhgën jyer me zërat se Messi do t’i bashkohet PSG-së dhe kjo o ka shqetësuar ata duke marrë parasysh historinë që njëjtë ka vepruar ajo kundrejt kampionëve francez, ashtu si me disa klube tjera dhe atë në një të kaluar jo të largët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *