Theu rregullat duke shkuar te berberi për t’i prerë flokët, dënohet sulmuesi i njohur i Premierligës

Sulmuesi i Newcastle Unitedit, Joelinton është gjobitur me 200 funte për shkak të shkeljeve të protokolleve shëndetësore duke shkuar te një berber për t’i prerë flokët.

24-vjeçari u dënua sot pasi shkoi për t’i prerë flokët, ani pse është e ndaluar një gjë e tillë në Britaninë e Madhe shkaku i pandemisë COVID-19.

Pas prerjes, ai postoi një fotografi me berberin Tom Baxter në “Instagram”.

Policia identifikoi Joelintonin dhe e gjobiti atë, si dhe berberi u sanksionua.

Vlen të përmendet se berberi ishte i zemëruar me sulmuesin e Newcastles, saqë e postoi një fotografi me të në internet, duke e quajtur “idiot”.

Për kujtim, berberët në Angli aktualisht nuk punojnë shkaku i kufizimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *