Barcelona në ndeshjen ndaj Granadës në Estadio Nuevo Los Carmenes në çerekfinalet e Copa del Rey arriti që të fitojë në minutat e fundit të ndeshjes.
Pavarësisht se u gjet në disavantazh me rezultatin 2-0, në minutën e 88-të Barcelona ishte në gjendje të kthehej nga prapa dhe të fitonte ndeshjen 5-3 në vazhdime.
Ndërsa Antoine Griezmann, Jordi Alba dhe Frenkie de Jong vendosën emrin e tyre si golashënuesit e ndeshjes, në anën tjetër ishte një paraqitje krejtësisht dominuese nga Lionel Messi që organizoi gjithë ndeshjen.
Messi krijoi 10 raste në këtë ndeshje, ku edhe mori një asistim në fund. Pas ndeshjes u vlerësua me notën 9.9, ku ai gjithashtu fitoi tre duele dhe kishte disa driblime të suksesshme./Lajmi.net/