Real Madridi ka vendosur të largojë nga skuadra Iscon dhe Marcelon gjatë afatit kalimtar të verës.
“Los Blancos” raportohet se do të aplikojnë formulën e njëjtë sikur në rastin e Gareth Bales.
Real Madridi do t’i lejojë lojtarët të largohen gjatë kësaj vere edhe në formë huazimi. Nëse ndonjë klub nuk paguan shumën e transferimit të tyre, atëherë do të paguajnë gjysmën e pagave të lojtarëve për vitin e parë.
Pastaj do të përfshihet edhe opsioni i blerjes për klubet që dëshirojnë t’i kenë Marcelon e Iscon në radhët e veta.
Për Iscon interesim kanë shprehur Arsenali, Juventusi, Napoli e Chelsea, kurse për Marcelon të interesuar janë Juventusi, PSG-ja, Interi dhe Milani.