28 vjeçari u largua nga Manchester United në formë huazimi deri në fund të sezonit, për tu bashkuar me David Moyes.
Dhe, ai tregoi se ka akoma kualitete të duhura për të luajtur si startues në Premierligë, këtë e dëshmoi me dy gola të shënuar ndaj Aston Villas.
Lingard nuk kishte zhvilluar asnjë minutë në ligë me Djajtë e Kuq, mirëpo prapë se prapë arriti të shënojë dy herë.
Ndeshja e ardhshme e West Ham do të jetë kundër Fulham më 6 shkurt, ndërsa më 9 shkurt do të përballen me Manchester United.