Gjigandi italian përsëri në kërkim të Milot Rashicës?

AC Milan raportohet se do të interesohet përsëri për transferimin e Milot Rashicës.

Skuadra italiane e dëshironte futbollistin në skuadër edhe gjatë vitit të kaluar mirëpo nuk pati ndonjë gjë serioze.

Anësori 24 vjeçar ka pasur probleme me lëndime kohëve të fundit andaj edhe nuk ka arritur të bëjë shumë paraqitje për Werder Bremenin.

Sidoqoftë, sipas “CalcioMercato”, skuadra italiane ka mundësi ta rikthejë interesimin për transferimin e futbollistit kosovar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *