Coronavirus ka patur dhe do të vazhdojë të ketë pasoja negative në botën e futbollit.
Kryesisht për shkak të ndeshjeve që luhen pa tifozë. Në Serie A, humbjet rrezikojnë të arrijnë në 100 milionë euro për këtë sezonpër shkak të mos shitjes së biletave.
Ato që do të goditen më shumë, do të jenë skuadrat e mëdha. Juventus ka humbur mes 15 dhe 25 milionë.
Gjërat nuk shkojnë mirë as për të mëdhatë e Europës, si Bayern Munich.
Sipas Bild, me Allianz Arena të mbyllur për publikun, Bayern humb mes 3 dhe 4 milionë euro për ndeshje. Një dëm i pashmangshëm deri në fundin e sezonit.