Sebastian Abreu është një emër shumë i njohur në Uruguai. Sulmuesi ka shënuar 26 gola në 70 ndeshje me kombëtaren e tij.
Bomberi latin festoi 44-vjetorin e lindjes tetorin e kaluar, por nuk ka ndërmend të ndalet dhe t’i japë fund karrierës.
Dje në mbrëmje arriti akordin dhe sot është prezantuar si lojtari më i ri i skuadrës braziliane të Athletic Club MG.
Ky është ekipi i 30-të në karrierën e Sebastian Abreut, një rekord i jashtëzakonshëm. Një rikthim në Brazil, aty ku është aktivizuar më parë me Gremion dhe Rio Branco.