Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko duket se do të rikthehet në skuadër kundër Juventusit këtë vikend, por atij do t’i merret shiriti i kapitenit të skuadrës
Boshnjaku nuk ka stërvitur me grupin e lojtarëve, kurse nuk ishte ftuar për të luajtur pas konfliktit që pati me trajnerin portugez pas eliminimit nga Kupa e Italisë.
Mirëpo, raportet në Itali kjo dyshe raportohet se i kanë tejkaluar problemet dhe do të vazhdojnë se bashkë për të mirën e skuadrës derisa do ta vazhdojnë luftën për ta siguruar një vend për në ligën e kampionëve këtë sezon.
Roma është në vendin e tretë në Serie A dhe e pret një ndeshje e madhe të shtunën kundër Juventusit, me 34 vjeçarin që është kthyer në stërvitje dhe është i gatshëm për skuadrën.
Derisa rikthimi duket normal, Calciomercato.it raporton se do të këtë ndryshime për ish sulmuesin e Manchester City dhe shkruan se sulmuesi nuk do ta bartë më shiritin e kapitenit.
Lorenzo Pellegrini ka qenë kapiten pas mungesës së Dzekos, por sulmuesi ofensivë është suspenduar për ndeshjen kundër bardhezinjve duke bërë që kjo gjë të shihet gjatë ndeshjes që do të zhvillohet të shtunën./Gazeta-Topi/