Edhe Ronald Koeman ka dyshime për të ardhmen e Lionel Messit.
Ai nuk është i sigurt nëse Messi do të qëndrojë në Barcelonë, por duke parë historinë dhe fakti se klubi i ka dhënë gjithçka dhe ai e ka veshur gjithë jetën vetëm fanellën e Barçës, Koeman beson se do të vazhdojë ta bëjë këtë.
Messi është në vitin e fundit të kontratës dhe ka zëra se do të largohet me Manchester Cityn dhe Paris Saint Germainin që interesohen për 33-vjeçarin.
“Unë nuk i besoj”, u përgjigj Koeman kur u pyet për spekulimet e fundit.
“Unë besoj se ai ende është një lojtar i shkëlqyer dhe vazhdon të fitojë ndeshje për ne. Jam duke shijuar punën si trajner i tij. Në çdo stërvitje ju mund të shihni cilësitë e tij, është i pabesueshëm. Ai erdhi në Barcelonë si fëmijë dhe nuk e shoh Messin të veshë një fanellë tjetër që nuk është e Barçës”.