A do ta caktojë klubi i famshëm anglez një grua në postin e trajnerit?

Klubi i ligës së tretë angleze, Wimbledon thuhet se po mendon ta emërojë një grua si trajnere e skuadrës së parë.

Trajneri Glyn Hodges u shkarkua nga klubi anglez pas humbjes nga MK Dons të shtunën.

Tani Wimbledon vshtë pa trajner.

Mediat angleze raportojnë se kandidatja kryesore për këtë pozitë është Emma Hayes, trajnerja e skuadrës së femrave të Chelseat.

E njejta media raporton se Ian Holloway, Sol Campbell dhe Joy Burton janë në listën e kandidatëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *