Pas transferimeve të fundit të Liverpoolit, super-kompjuteri parashikon fituesin e Premierligës

Një super-kompjuter ka parashikuar se si do jetë tabela e Premierligës në fund të edicionit me Manchester Cityn fitues të titullit.

Kampioni i Premierligës, Liverpool ka rikthyer formën duke siguruar edhe dy transferime në ditën e fundit të afatit dimëror.

Sidoqoftë, sipas parashikimit të super-kompjuterit këto transferime nuk janë të mjaftueshëm që “Reds” të mposhtin “Qytetarët” në garën për titullin e kampionit.

Ky parashikim sheh Cityn fitues të Premierligës 11 pikë para Liverpoolit, derisa Leicester dhe Tottenham renditën në pozitat tre, respektivisht katër duke siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Ajo që ishte befasi, është që Aston Villa renditët në pozitën e pestë, para skuadrave si United, Everton, Chelsea dhe Arsenal.

Parashikimi i tabelës së Premierligës për këtë edicion./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *