Meritan Shabani është larguar nga Wolverhampton Wanderers.
Mesfushori nga Kosova nuk kishte hapësira të shumta te Wolves dhe klubi anglez e ka huazuar atë në Eredivisie.
Është skuadra VVV-Venlo që ka fituar garën për huazimin e kosovarit.
Shabani do të qëndrojë për gjashtë muaj te VVV-Venlo ku do të ketë hapësira më të mëdha për të luajtur.
21-vjeçari është zyrtarizuar nga klubi holandez, ku janë shprehur shumë të lumtur që kanë një talent të madh në radhët e veta.
Edhe vet mesfushori nga Kosova është shprehur i lumtur me aventurën e tij të re.
“Kur VVV-Venlo më kërkoi dhe treguan interesim isha vërtetë i nderuar. Në VVV shoh mundësinë për të luajtur më shumë dhe për të treguar aftësitë e mija”, ka deklaruar Shabani për faqen e klubit.
Kujtojmë që Shabani më parë ishte bashkuar me Wolves nga gjiganti gjerman Bayern Munich.