Në shtrat me Georginan, kështu përgatitet Ronaldo për ndeshjen me Interin (FOTO)

E diela me familjen për Cristiano Ronaldon.

Ylli i Juventusit, pas fitores 2-0 ndaj Sampdorias, kaloi një ditë relaksi në shoqërinë e të dashurës së tij Georgina dhe tre fëmijëve të tij: Eva, Mateo dhe Alana Martina.

CR7, duke pritur për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë, e programuar për nesër në 20:45, ka zgjedhur të rimbushë bateritë e tij të rrethuar nga dashuria e njerëzve të tij më të ngushtë.

Sulmuesi i Juventusit postoi një foto në profilin e tij në Instagram ku shfaqet së bashku me Georginan dhe fëmijët, të gjithë së bashku, ndërsa foton e shoqëron me fjalët: “Shtëpi e ëmbël shtëpi”.

Fotoja familjare ka marrë më shumë se 7.8 milionë pëlqime, përfshirë ato të disa prej shokëve të skuadrës, si Chiellini, De Ligt dhe Pinsoglio.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *