Gjilani ka njoftuar për transferimin e tre lojtarëve të rinj gjatë këtij afati veror.
Skuadra e drejtuar nga Bylbyl Sokol ka arritur marrëveshje me Ardin Dallkun, Qëndrim Dautaj dhe Drin Govorin.
Njoftimi i plotë i klubit pa ndërhyrje:
“Ardin Dallku, Qëndrim Dautaj dhe Drin Govori futbollist të Gjilanit
Gjilan, 31 Janar 2021-Sport Club “Gjilani” ju njofton se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me 3 futbollistë.
Qëndrim Dautaj, Ardin Dallku dhe Drin Govori, janë futbollistët të cilët sot kanë nënshkruar kontrata me skuadrën tonë.
Për Qëndrim Dautajn do të jetë një rikthim në skuadrën tonë, me mesfushorin i cili së fundëmi u paraqit në fanellën e skuadrës së Vëllaznimit nga Gjakova.
Ardhja tjetër në skuadrën tonë është Ardin Dallku, i cili pozitën e tijë e ka mbrojtës qendre, mirëpo ai gjithashtu luan edhe si mbrojtës i krahut.Dallku në skuadrën e Gjilanit vie nga kampionati i Maqedonisë së Veriut, ku kishte luajtur në skuadrën e Shkëndisë nga Tetova.
26 vjeçari, Ardin Dallku, paraqitje kishte bërë edhe në kampionatin Ukrainas me Vorskla Poltavën ku ishte paraqitur për 3 edicione dhe gjithashtu me Përfaqësuesen e Kosovës, ku ka 2 paraqitje me fanelën Dardane.
Përforcimi tjetër i skuadrës sonë eshtë mbrojtësi i majtë Drin Govori.
Govori 21vjeç para se të nënshkruante me skuadrën tonë ishte pjesë e Skëndërbeut në Shqipëri.Govori është futbollist i dalur nga shkolla e futbollit të 2 Korrikut, ku karrierë ka bërë nëpër disa skuadra brenda Kosovës”, shkruhej në komunikatën e nënkampionit të Kosovës.