Shaqiri asiston në fitoren e rëndësishme të Liverpoolit në Londër

Pas fitores kundër Tottenham në Londër, Liverpooli ka arritur edhe një fitore të rëndësishme sot në të njëjtin qytet. Në këtë ndeshje ka startuar Xherdan Shaqiri i cili ka bërë edhe një asist para se të zëvendësohet me Roberto Firminon

Liverpool ka arritur një fitore të rëndësishme sonte kundër West Ham United për të pasur tani vetëm një pikë dallim me Manchester United në vendin e dytë dhe katër pikë më pak se Manchester City në vendin e parë.

Xherdan Shaqiri ka arritur që të jetë protagonist në këtë ndeshje pasi që ka asistuar në golin e dytë të Liverpoolit.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi pa gola derisa në pjesën e dytë u shënuan plot 4 gola.

Mohamed Salah zhbllokoi sfidën në minutën e 57-të dhe ishte një gol i bukur i tij i shënuar më të majtën.

Pas kësaj West Ham sulmoi disa herë Liverpool por një dalje e shpejt e Reds në minutën e 68 bëri që ata ta dyfishojnë epërsinë.

Kundërsulmi u nis nga Trent Alexander Arnold i cili e gjeti Shaqirin në anën e majtë. Xherdani bëri një krosim të mirë i cili shkon të Salah dhe ky shënon golin e dytë personal në këtë ndeshje.

Pas asistimit Shaqiri do të largohej nga ndeshja për t’ia lëshuar vendin Roberto Firminos.

Përsëri West Ham sulmonte dhe tentonte që të shënonte një gol. Megjithatë, Liverpool do të shënonte edhe golin e tretë dhe atë me anë të Wijnaldum në minutën e 84-të.

Golin e vetëm për West Ham e shënoi në minutën e 87-të Dawson.

Kjo fitore e ngrit në pozitën e pestë Liverpool me 40 pikë, një më pak se Manchester United në vendin e dytë dhe katër më pak se Manchester City në vendin e parë.

Por, kujtojmë se Manchester City ka një ndeshje më pak të zhvilluar se Liverpool kështu që kjo diferencë mund të thellohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *