Xhiro e 17 e Superligës së Shqipërisë ndër të tjera solli edhe derbin e madh ndërmjet dy kryesuesve të renditjes tabelare, Partizanit dhe Vllaznisë.
Sfida e zhvilluar të dielën përfundoi pa fitues dhe rezultati ishte 0-0.
Ndeshja ishte në një nivel të lartë të tensionit, aq sa në minutën e 60’ të ndeshjes të dy ekipet mbetën me nga një lojtarë më pak në fushë pas përjashtimit të Bitrit dhe Krymit.
Pas 17 ndeshjeve të zhvilluara, Vallaznia kryeson me 37 pikë, e ndjekur nga Partizani me 28.
Rezultatet e dy ndeshjeve të tjera ishin:
Apolonia Fier 0-1 Tirana
Laci 1-0 Teuta