Norvegjezi ka regjistruar 37 gola në 38 ndeshje për gjigantin gjerman në vetëm 12 muajt e fundit.
Sipas Football.London, Chelsea është një ndër skuadrat e interesuara se bashku me Real Madridin dhe Manchester Unitedin.
Mirëpo, klauzola e lirimit me vlerë 75 milionë euro nuk mund ti aktivizohet Haalandit deri në verën e vitit 2022, andaj Dortmundi që ta shesë kërkon së paku 100 milionë euro.
Transferimi më i shtrenjtë te klubi londinez deri me tani është Kepa Arrizabalaga, andaj duhet të thyhet ky rekord për të transferuar Haalandin.
Sidoqoftë, Dortmundi gjithashtu nuk është i hapur që ta shesë talentin e tyre.