Chelsea arrin fitoren e parë nën urdhërat e Tuchel, mposht Burnley

Kjo ishte fitorja e parë e menaxherit Thomas Tuchel, i cili u emërua në krye të “The Blues” javën e kaluar.

Chelsea e dominoi ndeshjen dhe nuk la vend për befasira, skuadra nën drejtimin e gjermanit po duket më solide në mbrojtje dhe më agresive në presing.

Ishte kapiteni, Cesar Azpilicueta, i cili i dha avantazhin skuadrës në minutën (40’).
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin minimal 1-0 në favor të vendaseve.

Në pjesën e dytë, Tuchel reagoi me disa zëvendësime, por goli erdhi në fund.
Goditjen përfundimtare e dha i rikthyeri, Marcos Alonso, pas një asistimi nga Christian Pulisic në minutën (84’).
Rezultati përfundimtar, Chelsea 2-0 Burnley.

Tani Chelsea ngjitet në pozitën e shtatë me 33 pikë gjithsej, ndërsa Burnley zbret në pozitën e 16-të me 22 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *