Siç raportohet nga Mirror, kampi i reprezentuesit spanjoll Sergio Ramos është i interesuar për të siguruar një lëvizje tek ekipi i Premieligës, Manchester United.
Ramos nuk është i bindur për një lëvizje në Paris Saint-Germain dhe tashmë ka refuzuar ofertat fitimprurëse nga Azia për shkak të shqetësimeve të familjes së tij në lidhje me zhvendosjen.
Kjo e lë Unitedin si favorit për të nënshkruar një transferim falas në verë, edhe pse raporti thotë se ndërsa një kalim në Liverpool ose Manchester City nuk duhet të përjashtohet.
Por një lëvizje në “Old Trafford” ka më shumë kuptim. Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ka nevojë për një përforcim me përvojë në qendër të mbrojtjes dhe ata janë një nga klubet e pakta që mund të plotësojnë kërkesat e Ramos për pagën.
Spanjolli dëshiron të fitojë mbi 200,000 funte në javë dhe në fakt refuzoi një marrëveshje të re dy-vjeçare në Real Madrid kur ata i kërkuan atij të pranonte 10% ulje të pagës.
Një partneritet i mundshëm me Harry Maguire në qendër të mbrojtjes do të ishte një nga më të mirët në botë dhe ashtu si ka bërë Bruno Fernandes, legjenda e Real Madridit do të sillte një mentalitet fitues në klub.