Një lajm i çuditshëm vjen nga Gjermania, aty ku Milot Rashica pritet të largohet nga ekipi i Werder Bremenit. Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës nuk u largua në verë nga ekipi i Werderit, por duket se do të ndodhë tani.
Gazetari i njohur gjerman, Max Bielefeld, bën me dije se Hertha e Berlinit ka kërkuar lojtarin shqiptar. Rashica nuk ka luajtur shumë këtë sezon, pasi ka patur shumë dëmtime, por mbetet një lojtar me vlera.
Lojtari shqiptar shihet si një lojtar kyç për Herthen. Klubi gjerman rrezikon rënien nga Bundesliga, prandaj synon të huazojë shqiptarin me të drejtë blerje. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me 24 vjeçarin.
Sky Info: @HerthaBSC arbeitet mit Hochdruck an einem Transfer von Milot Rashica! Im Gespräch ist eine sechsmonatige Leihe mit Kaufverpflichtung. Die Vereine verhandeln aktuell und versuchen den Deal bis zum #DeadlineDay über die Bühne zu bekommen #TransferUpdate @Sky_Marc pic.twitter.com/XgA3qVG0Gd
— Max Bielefeld (@Sky_MaxB) January 31, 2021