Organizatori i Final 8, KB Ylli ka njoftuar se ndeshjet në kuadër të turneut do të mbahen në prani të tifozëve.
Pas përpjekjeve të shumta, Ylli në bashkpunim me Federatën e basketbollit të Kosovës, kanë njoftuar që ndeshjet që do te mbahen në kuadër të Final 8 të Kupës së Kosovës do të zhvillohen në praninë e tifozëve.
Ndeshjet do ti përmbahen rregullave anti-COVID-19, dhe kapaciteti maksimal i tifozëve që do të lejohen të hyjnë në sallë, është rreth 200 persona.