Pas përplasjes që patën mes vete, Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku janë njoftuar me dënimin që do të marrin.
Ata janë pezulluar me nga një ndeshje moslojë, përcjell GE.
Të dy lojtarët mund të dënohen nëse Federata Italiane e futbollit do t’i fillojë hetimet për të përcaktuar nëse është përdorur ndonjë gjuhë diskriminuese.
Sipas Sky Sports Italia, IFF po pret një raport të gjyqtarëve përpara se të vendosë nëse duhet ndërmarrë veprime të mëtejshme.