Drita FC është klubi kosovar me më së shumti fansa në rrjetet sociale.
Ky zbulim vjen pas një hulumtimi të UEFA-së në bashkëpunim me DeportesFinanzas, përcjellë Gazeta Olle.
Kompania statistikore e DeportesFinanzas ka publikuar hartën evropiane me klubet më të ndjekur të secilit shtet nëpër të gjitha rrjetet sociale.
Barcelona dominon me më shumë fansa se sa Reali nëpër rrjete sociale, teksa interesant është fakti që Liverpool është më i ndjekur se Manchester United në Angli.
Përveç Dritës në këtë listë janë edhe dy skuadra tjera shqiqptare, bëhet fjalë për Shkëndijën në Maqedoninë Veriore dhe Partizanin në Shqipëri.