Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Valon Berisha është rikthyer pas mungesës prej tri ndehshjeve.
Berisha ishte lënduar dhe nuk ishte grumbulluar fare me ekipin e Reims për tri ndeshjet e fundit, por futbollisti ‘dardan’ pritet të jetë gati për të dielën.
Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja franceze, ‘L’Equipe’.
“Pas mungesës në tri ndeshjet e fundit si pasojë e lëndimit, mesfushori Valon Berisha kthehet te Reimsi për duelin kundër Strasbourgut”, ka shkruar gazeta franceze.
Remis luan të dielën si mysafir i Strasbourgut në ora 15:00.