Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2023 për U21.
Kosova u vendos në Grupin G së bashku me Anglinë, Republikën e Çekisë, Slloveninë, Shqipërinë dhe Andorrën.
Ndërkohë, në orët e pasdites janë caktuar edhe terminet e ndeshjeve të këtij grupi.
Kosova U21 në muajin mars nuk do të ketë ndeshje kualifikuese, derisa duelin e parë në kuadër të kësaj fushate kualifikuese do ta ketë kundër Andorrës në qershor, teksa në shtator do të jetë mysafire e Anglisë.
Orari i ndeshjeve të Kosovës U21
8 qershor, 2021 Kosova – Andorra
7 shtator, 2021 Anglia – Kosova
7 tetor, 2021 Kosova – Republika e Çekisë
12 tetor, 2021 Republika e Çekisë – Kosova
16 nëntor, 2021 Kosova – Shqipëria
25 mars, 2022 Kosova – Sllovenia
29 mars, 2022 Sllovenia – Kosova
4 qershor, 2022 Andorra – Kosova
10 qershor, 2022 Kosova – Anglia
14 qershor, 2022 Shqipëria – Kosova