Messi dhe De Jong frymëzojnë Barçën për ta përmbysur Vallecanon

Barcelona ka vazhduar tutje në garën për Coppa del Rey duke e mposhtur Rayo Vallecanon me përmbysjen 2-1.

Pjesa e parë ishte e barabartë sa i përket nivelit të lojës dhe si rrjedhojë edhe rezultati mbeti ai i fillimit, 0-0.

Në pjesën e dytë, kur po zhvillohej minuta e 63’, Vallecano kaloi në epërsi me golin e Garcias.

Nga ky moment Barcelona mori lojën në dorë. Fillimisht shifrat i barazoi i rikthyeri pas dy ndeshjeve për shkak të dënimit Lionel Messi në minutën e 70’ pas asistimit të Antoine Griezmann, kurse golin e fitores për skuadrën e Ronald Koeman e realizoi mesfushori holandez Frankie De Jong në minutën e 80’ të ndeshjes.

Kështu Barcelona siguron kalimin në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *