Juventusi mposht me lehtësi SPAL-in, do të takohet me Interin në gjysmëfinale

Juventusi ka mposhtur SPAL-in me rezultat 4-0 në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë.

Zonja e Vjetër edhe pse me shumë ndryshime ishte superiore ndaj skuadrës që aktualisht po garon në Serie B.

Ndeshja nisi shumë mirë për Juven, pasi Adrien Rabiot fitoi penallti në minutën e 14-të.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Alvaro Morata që shënoi për 1-0 në portën e Etrit Berishës.

Goli i dytë erdhi në minutën 33-të, kur nga një kundërsulm i shpejt, topi arriti te Gianluca Frabotta, i cili me një gjuajtje të fortë shënoi për 2-0.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte më e qetë me më pak raste, pasi duket se Juve e siguroi fitoren që në pjesën e parë.

Goli i tretë për Juventusin erdhi në minutën e 73-të.

Dejan Kulusevski shënoi pas një asistimi të bukur të Federico Chiesas, ku i vetëm me Berishën nuk e kishte të vështirë (3-0).

Juventusi mbylli ndeshjen me golin Chiesa, i cili kaloi edhe portierin (4-0).

Në gjysmëfinale, Zonja e Vjetër do të përballet me Interi, ndeshje që njihet si “Derby di Italia”. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *