Në barazimin më Wolves, Chelsea i Tuchel theu këto rekorde

Ndeshja e parë e Chelseat nën drejtimin e Thomas Tuchel theu rekorde mjaftë interesante, pasi “Blutë” dominuan në posedimin e topit në ndeshjen e së mërkurës kundër Wolves.

Tuchel u konfirmua si menaxher i Chelseat të martën, menjëherë pasi “Blutë” morën vendimin për t’u ndarë me Frank Lampardin.

Në vend të Lampard ka ardhur Tuchel, i cili mori drejtimin e ndeshjes së tij të parë të mërkurën kundër Wolves në “Stamford Bridge”.

Edhe pse Chelsea nuk mori rezultatin e dëshiruar, “Blutë” ishin dominantë në posedimin e topit.

Në fakt, Chelsea përfundoi gjithsej 433 pasime në pjesën e parë, më së shumti në pjesën e parë të një ndeshjeje në Premier League që prej edicionit 2003-04.

Për më tepër, ato 433 pasime totale ishin më së shumti nga një ekip i Tuchel në gjysmën e parë të një ndeshje të nivelit të lartë që nga maji i vitit 2016, kur Borussia Dortmundi përfundoi 503 pasime kundër Kolnit.

Në fishkëllimen përfundimtare, Chelsea përfundoi 820 pasime dhe regjistroi 78.9 përqind të zotërimit të topit dhe këto ishin dy shifrat totale më të larta nga një ekip në ndeshjen e parë të menaxherit të tyre në Ligën Premier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *